Kremlini: Komentet e Biden për Putinin janë “alarmante”

Rusia nuk duket se i ka marrë me dashamirësi komentet e presidentit amerikan Joe Biden gjatë fundjavës.

Zoti Biden tha se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, megjithëse më vonë ai tha se nuk po bënte thirrje për një ndryshim regjimi.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se komenti ishte “alarmant” ,duke vazhduar një luftë fjalësh midis Rusisë dhe SHBA-së që është rritur javët e fundit.

Ndërkohë, Rusia ka thënë se bisedimet e paqes nuk kanë gjasa të fillojnë sot, pasi ato ishin planifikuar të fillonin në Turqi.

Ai sugjeroi se ata do të fillonin gjatë kësa jave, megjithëse nuk specifikohej se kur.

Duke iu përgjigjur diskutimit të bisedimeve midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy, Kremlini tha se nuk kishte përparim në këtë ide.

Shtuar 28.03.2022 11:46