Dorëheja e Bashës, Salianji: Tani radha e “Foltores” të tërhiqet

Situata politike brenda PD duket se është akoma në ngërç pavarësisht zërave për tu ulur në tryezë.

I ftuar në emisionin “Radari Informativ” në ABC të gazetares Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se palët duhet të nisin sa më parë negociatat, por më parë duhet ngritur një komision për përfaqësimin e të dyja palave.

Ai tha që secila nga palët duhet të bëjë tërheqjen e saj, duke thënë se PD zyrtare i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës, akt që erdhi të hënë që lamë pas, tani është radha e “Foltores” që të tërhiqet.

“Në PD u kërkua nga ne dorëheqja e Bashës në raport me zgjedhjet dhe betejën e pabërë. Tani duhet të kemi dhe një tërheqje nga Foltorja”, u shpreh Salianji./abcnews.al


Shtuar 24.03.2022 20:13