“Je e lidhur me Flori Mumajesin?”, Liberta Spahiu thyen heshtjen, publikon vetë videon (VIDEO)

Këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi ka qenë i ftuar një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”. Të ftuar në këtë dasmë kanë qenë edhe disa prej fytyrave publike, ndër to edhe moderatorja kosovare, Liberta Spahiu.

Në një video që ka bërë xhiron e rrjetit, është kapur momenti kur Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë puthur.

Pak minuta më parë, Liberta ka reaguar lidhur me raportin e tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

“Çka u bë me Florin” ishte njëra nga pyetjet.

Ndërsa moderatorja iu përgjigj me ironi se Flori është mirë.

“Çka ka me u ban me Florin, rahat e shënosh e mirë, si molla ish, ne fantazi, ne vij krejt cak e pakum”, u shpreh ajo.

“A t’ka puth Flori me të vërtetë” e pyet dikush tjetër dhe Liberta i ka publikuar vetë videon ku Flori afrohet dhe i jep një puthje. Gjithsesi ajo ka ironizuar pyetjen nëse janë ose jo në një lidhje./albeu.com/

Shtuar 24.03.2022 20:11