Megjithëse lufta në Ukrainë është duke u përshkallëzuar vazhdimisht, duket se kjo gjë nuk e ka ndalur çiftin në Mariupol që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Lajmin e bëri të ditur qeveria ukrainase, e cila ndau një copëz lumturie në rrjetet sociale.
Fotografia më poshtë tregon një martesë e cila u mbajt në një strehimore brenda portit të Detit të Zi së fundmi. “Dashuria fiton gjithmonë”, shkruhet në diçiturën e fotos.
Kujtojmë se qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol është më i godituri nga luftimet, ndërsa prej javësh është rrethuar nga rusët. Banorët përballen çdo ditë me terrorin./albeu.com/
This wedding was held in a bomb shelter in #Mariupol, besieged by the #Russian occupiers.
Love always wins! ??#StandWithUkraine️ pic.twitter.com/46EishRyYK
— MFA of Ukraine ?? (@MFA_Ukraine) March 22, 2022