Nis protesta për “bukën e gojës”, policia “blindon” Tiranën (FOTO LAJM)

Sapo ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve në vend.

Protesta ka nisur në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej”. Më pas protestuesit do të drejtohen për në kryeministri, itinerar ky që është ndjekur në një javë protesta në të gjithë vendin. Kushti që ka protestuesit është që qeveria të plotësojë të gjitha kërkesat e paraqitura prej tyre.

Disa minuta para nisjes së protestës policia e shtetit ka marrë masa. Ajo është vendosur në qendër të Tiranës. Dhjetëra mjete janë vendosur pranë ministrisë së Brendshme, teksa dhe një autobot është parë në pedonale. Si herët e tjera në gatishmëri do të jenë disa forca policie. Të gjitha protestat kanë qenë paqësore dhe pa incidente, ndonëse ka pasur disa të shoqëruar.

Kujtojmë se protestat nisën pas rritjes drastike të çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore./albeu.com/

 


Shtuar 19.03.2022 11:07