Kampionati spanjoll është rikthyer pas 3 muajsh pushim si pasoje e pandemisë.
Ndeshja hapëse ishte ajo mes Sevillas dhe Betis, derbi i qytetit qe dhuron gjithmonë spektakël, por që këtë herë për fat të keq u luajt pa tifozë, shkruan Albeu.com.
Vendasit ja kanë dalë me sukses duke fituar 2-0 falë golave të ardhur në pjesën e dytë nga Ocampos dhe Fernado.
Ndërkohë ky sukses e ngjit Sevillën në vendi e 3 me 50 pikë. /albeu.com/
