U gjet në makinën e djegur, kjo është arma me të cilën u ekzekutua biznesmeni në Tiranë (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme në orën 22:00 në Komunën e Parisit u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Hekuran Billa.

Billa, i dënuar me minimuni 35 vite burg në Angli pasi vrau një të ri nga Shqipëria, një pjesë të dënimit e kreu në Shqipëri.

Hekuran Billa akuzohej për një vrasje, dy plagosje dhe si pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Në muajin janar të këtij viti, Billa me origjinë nga Kukësi dhe banues në fshatin Domje të Tiranës, kishte nisur një aktivitet për dhënien e makinave me qira.

Ndërkohë, në makinën e djegur është gjetur edhe një armë zjarri me silenciator, e llojit MP5, armë e cila dyshohet të ketë ekzekutuar biznesmenin Billa. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 21:58