Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se qeveritarët shqiptarë kanë përdorur telefona të tipit “BQ” për të porositur vrasje.
Sipas Berishës, këta telefona të cilët janë pa kartë, janë marrë nga organizatat kriminale që të kryejnë vrasje.
Lajmin Berisha e bëri të ditur në Ora News, ku ishte i ftuar.
“Unë kam shprehur qëndrimet e mia për deklaratën që ka bërë, deklaratë e papajtueshme, antidemokratike, ndërhyrje në një proces zgjedhor të një vendi anëtar të NATO-s. Unë nuk kam lidhje me të, nuk kam komunikim me zonjën. Unë kërkoj që ajo dhe çdo ambasador të respektojë Konventën e Vjenës, Kushtetutën e vendit sepse kjo është një domosdoshmëri për arsye se duke marrë në patronazh qeverinë, patronazhimi i qeverisë nga guvernatorët, vendi shkon poshtë e më poshtë. Nëse ti merr malin e deklaratave dh lavdërimeve në këto 9 vite Shqipëria të paktën nja 15 kapitur të procesit të negociatave do i kishte mbyllur deri sot për sukseset e mëdha. E vërteta është krejt tjetër. Prandaj Shqipërisë nuk ja hapin. Ekziston një breshëri e tillë deklaratash ku ka progres, por ekziston një dosje e madhe e telefonit “BQ” e cila i ka bërë radiografinë këtij regjimi.
Është një telefon special ai. Ata që e kanë përdorur i kanë bërë vetes radiografinë. Kjo është një nga shkaqet kryesore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është pse Serbia mbetet aty ku është. Ky na qenka një telefon pa kartë të cilin rëndom e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë. Me kë kanë folur…kanë folur me kë kanë dashur vetë. Kanë folur me organizatat kriminale. Kanë porositur vrasje, po po. Kanë porositur vrasje. Unë sot e mora vesh se unë kujtoja se ishte ndonjë aplikacion kjo “BQ” ky qenka telefon ka kartë. Ky është cunam i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete nuk e nxirrja sonte këtë çështje këtu. Po tregoj këtu lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin”, ka deklaruar Berisha./albeu.com/