Nga kanceri te sëmundjet e mëlçisë, konsumi i luleshtrydheve është “ilaç” për trupin

Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta. Mjekët rekomandojnë që të gjithë njerëzit duhet të konsumojnë çdo ditë të paktën 5 luleshtrydhe.

Ato mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminës C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese.

Për më tepër ky frut është një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe plakjen e lëkurës. Janë të nevojshme si anti moshë por edhe për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbrojtur zemrën.

Ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të mirë dhe qëndrueshmërisë së tensionit të gjakut. Luleshtrydhet janë të pasura me ujë dhe përmbajnë shumë pak kalori. Të mendosh që 100 gram i këtij fruti kanë vetëm 30 kalori. Janë ëmbëlsira ideale për të shijuar, duke shtuar dhe pak lëng limoni.

Ajo është gjithashtu edhe një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3 dhe bakri.

Luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.


Shtuar 14.03.2022 16:40