Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar Ervis Zefi.
Ervisi, tashmë 23-vjeç, deri në moshën 19-vjeçare ka jetuar në “Shtëpinë e Fëmijës Shkodër”.
Disa ditë më parë në emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të Lumtur”, u trajtua historia e Adrianës, e cila tregoi se është abuzuar seksualisht për vite të tëra, nga punonjësit e institucionit të jetimores në qytetin e Shkodrës.
Ervisi, konfirmoi të gjithë rrëfimin e Ardianës dhe shtoi se abuzime seksuale dhe dhunë ka pasur edhe ndaj vajzave të tjera.
“Na kanë dhunuar me shpulla, me grushta, me shqelma”, tregon Ervisi. /tch
