Juve-Milan: Prestigjozia italiane zbulon formacionin e Sarrit në Kupën e Italisë (VIDEO)

Juventusi përgatitet të presë të premten në orën 21:00 Milanin në ndeshjen e këthimit për Kupën e Italisë, shkruan Albeu.com.

Bardhezinjë barazuan 1-1 në ndeshjen e parë dhe një barazim pa gola në shtëpi i dërgon ata në finale.

Prestigjozia italiane La Gazzeta dello Sport ka zbuluar formacionin e Juventusit.

Sarri pritet të luajë me Skemën 4-3-3: Mbrojtja do të përbëhet nga Cuadrado, De Ligt, Bonucci dhe Alex Sandros. Mesfusha pritet t’i besohet: Kehdirës, Bentacur, dhe Matuidi. Ndërkohë sulmi Ronaldos, Dybalas, dhe Douglas Costas. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2020 15:49