Rrufeja vret 15 kokë bagëti në Gramsh, shpëtojnë mrekullisht 4 çobanët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gramsh, ku shkrepëtima e rrufesë ka vrarë 15 kokë bagëti. Për fat të mirë nga rrufeja kanë shpëtuar katër çobanët, raporton BW.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Broshtan, rreth orës 15:30, kur në zonë kanë filluar reshjet e shiut.

Çobanet kanë qenë duke mjelë bagëtitë në orarin e drekës, kur papritmas vetëtima e rrufesë ka goditur në një peme, e cila ndodhet brenda rrethimit të vathës, e si pasojë kanë ngordhur 15 krerë dhi.

Sajmir Kumria, pronar i tufës së dhive, tregon videot me bagëtitë e ngordhura në vath. Të katër çobanët janë të traumatizuar nga ç’kanë parë në momentin kur rrufeja ka goditur mbi bagëtinë.


Shtuar 10.06.2020 15:49