Denoncoi bashkëshorten për dhunë fizike, Sajmir Çili tregon për çfarë bënin sherr (VIDEO)

Kantautori dhe drejtori i Cirkut Kombëtar Saimir Çili ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të divorcit nga bashkëshortja Suela Kalaja.

Ata u diskutuan për shkak të denoncimeve ndaj njëri-tjetrit për dhunë. Ishte Suela e para që i është drejtuar policisë me kërkesën për urdhër mbrojtjeje, e pas saj Saimir Çili, pretendoi se bashkëshortja e tij, Suela e kishte dhunuar fizikisht, akuzë që kantautori e çoi më pas edhe në gjykatë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Çili ka rrëfyer se me të shoqen, e cila ndante të njëjtin profesion, zihej shpesh për tekstet e këngëve.

“Duke qenë në një familje, duke qenë të dy kantautorë dikur, kompozitorë, unë edhe orkestrues, dilema më e madhë për t’u zënë kanë qenë tekstet e këngëve. Me Suelën jemi zënë gjithë kohës vetëm për tekstet. E bukura e profesionit është që jemi brenda shtëpisë, çdo gjë e bën bashkë”, u shpreh ai.

Më tej, kantautori theksoi që pavarësisht se të bijës i pëlqen muzika, ai nuk do donte është që Isea të ndiqte atë rrugë. Çili e ka cilësuar terren të vështirë dhe shumë shpejt mund të dalësh nga moda.


Shtuar 16.01.2020 11:53