Pamje nga aksidenti ku përplasen 4 makina në Vlorë (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë-Zvërnec duke lënë të plagosur.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur afër zonës së Triportit, ku janë përfshirë katër makina.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është trasportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës teksa dy vajza të cilat gjendeshin në një automjet tjetër kanë marrë demtime të lehta.

Ndërkohë nisur hetimet për shkaqet që sollën aksidentin. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 11:53