Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Ukrainën nën shpërthimin e bombave ruse.
Lajmin e bën të ditur BBC, që citon autoritetet lokale dhe thotë se shpërthime ka pasur në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi.
Të lidhura
None found
Sipas një kanali Telegram të drejtuar nga autoritetet lokale, sistemi i mbrojtjes ajrore të Dnipro u aktivizua me sukses.
Nuk është e qartë se sa shpërthime goditën Dnipro, por autoritetet shtuan se ata po prisnin të dëgjonin zyrtarisht përgjigjen nga ushtria.
Sakaq, sulme ka pasur në orët e para të mëngjesit edhe në Kiev. Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, sipas një postimi nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES). Deri më tani nuk raportohet për viktima.
