Policia e Sarandës ka arrestuar dy të rinj nga Tirana pasi kishin mbjellë disa rrënjë kanabis në qytetin bregdetar.
Mësohet se janë arrestuar Orjan Zekaj 21 vjeç dhe Mirdash Lila 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Dy të rinjtë, në afërsi të grykëderdhjes së Butrintit kishin përshtatur një pjesë pylli për kultivim hashashi. Policia ka gjetur në vendin ku ata qëndronin një kasolle të ngritur dhe disa goma të vjetra makinash për të mbjellë 50 kubikët e kanabisit.
Ata janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës për veprime të mëtejshme hetimore.
