Basha ironizon Ramën: I vetmi kryeministër që mburret e gezon kur merr borxh

“Kryeministri Rama mburret se merr borxh të ri!!!”

Kështu është shprehur kryetari i PD Lulzim Basha gjatë një reagimi në Twitter pas përgjigjes së Eurobondit.

Basha shkruan se Shqipëria është e zhytur në borxhe, ndërsa kryeministri Rama mburret për marrjen e një borxhi të ri, duke i shtuar shqiptarëve edhe një barrë të re.

Reagimi i Bashës:

Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!!

Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët.

Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar.


Shtuar 9.06.2020 18:18