Sot për moderatoren shumë të dashur nga publiku, Arbana Osmani është një ditë e veçantë. Djali i saj i madh, Joni feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga e ëma.
Arbana ka publikuar në Instagram disa foto të ndryshme të çdo viti të jetës së djalit, të cilat i ka shoqëruar me një dedikim tepër të ndjerë.
“Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni❤️ Dhe cdo ditë pas saj akoma me e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world❤️ Mama”, ka shkruar moderatorja krahas fotove.
Kujtojmë që Arbana ka dhe një djalë tjetër, sakaq është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë./ h.ll/albeu.com
View this post on Instagram