Humbën jetën në aksident në Gjakovë, një nga 3 viktimat gruaja shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovë ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jenë bërë kushtet e këqija të rrugës ndërsa mësohet se makina është përplasur në urë.

Sipas mediave kosovare, ndonëse u tha si fillim se viktimat dyshoheshin se ishin nga Shqipëria, rezulton vetëm një prej tyre. Viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj.

Në aksident u përfshi vetëm automjeti tip ‘Ford’ ku udhëtonin tre viktima, që u përplas me urën dhe doli nga rruga. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë.


Shtuar 17.04.2021 14:21