Rama: Së shpejti fillon vaksinimi për punonjësit e transportit publik dhe fasonerive

Edi Rama  ka deklaruar se së shpejti do të nisë vaksinimi për punonjësit e fasonerisë dhe transportuesit e udhëtarëve.

Rama ndër të tjera ka theksuar se hotelet, duke nisur nga bregdeti, do të jenë covid-free.

“Sot është e rëndësishme që të informohen edhe të tjerët. Qeveria është gati për të vaksinuar të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar me ata në bregdet që do kenë më shumë turistë dhe me këtë vaksinim japin një garanci më shumë për turistët që do vijën të gjejnë hotele që janë të lira nga COVID. Pastaj do vazhdojë dhe me të tjerët, por të gjithë të aplikojnë dhe të futen në radhë për të marrë vaksinën. Dy kategoritë e tjera janë punonjësit në fabrika dhe një kategori shumë e rëndësishme janë edhe transportuesit të udhëtarëve, janë në një zonë risku të konsiderueshme”, tha Rama.


Shtuar 17.04.2021 14:20