Atentat me armë zjarri në Lezhë, kush është 43 vjeçari i shënjestruar?

Mbrëmjen e sotme një atentat me armë zjarri i është bërë një 43-vjeçari në Lezhë. Burime për albeu.com bëjnë me dije se Aleksandër Deda ka qenë shënjestra e atentatit, por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Ky është atentati i dytë ndaj 43-vjeçarit. Në dhjetor të vitit 2020 ai u plagos me armë. Ai, aso kohe, u plagos me tre plumba në trup. Nga hetimet e kryera, rezultoi se shkak i atij atentati ishte bërë një konflikt mes të plagosurit, Aleksandër Deda dhe një ish-deputeti të PS në zonë.

Policia ka nisur krehjen e zonës dhe ka shoqëruar disa persona./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 22:54

Tags: ,