Zhduket vajza në Vlorë

Një 34-vjeçare është larguar nga banesa e saj ditën e djeshme.

Denoncimin e ka bërë babai i saj, në komisariatin e Vlorës. E reja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka nisur punën për gjetjen e saj.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.03.2022, shtetasi A. H., 62 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori” Vlorë, ka kallëzuar se në datën 05.03.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. H., 34 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 11:10