Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë raporte të besueshme për sulme të qëllimshme ndaj civilëve nga forcat ruse në Ukrainë.
Ai gjithashtu njoftoi se Uashingtoni po i dokumentonte këto raporte për t’u siguruar që organizatat përkatëse mund të hetojnë për krime lufte.
Kujtojmë se Blinken ka vizituar Moldavinë ku edhe është takuar me dy drejtueset e Moldavisë, Kryeministren Natalia Gavrilita dhe Presidenten Maia Sandu.