Partia Demokratike ka denoncuar parregullsitë e procesit të votimit në Bashkinë e Vorës. Përmes disa fotove, PD denoncon votimin familjar që po kryhet në qendrat e votimit.
Pas këtij denoncimi, në këto qendra votimi ka mbërritur edhe kreu i KQZ-së, Celibashi i cili është shprehur se rastet do verifikohen.
Pyetje: A jeni të shqetësuar se ka pasur votime familjare.
Celibashi: Ka pasur raportime nga PD, ligji e ndalon, do verifikohet nëse ka qënë për shkak të moshës apo arsye të tjera, votimi është asistuar. Apo dikush ka marrë 10 apo 15 anëtarë dhe ka bërë ai zgjedhje
Pyetje: është dështim?
Celibashi: Nuk është është cështje që duhet adresohet, nuk është se nuk e kemi bërë, nuk e di sa masiv është kjo gjë.