Shërbimi Federal i Doganave Ruse tha të shtunën se zyrtarët kisin arrestuar një basketbolliste amerikane pasi i gjetën fishkë dhe hashash në bagazhin e saj në aeroportin Sheremetuevo pranë Moskës.
Shërbimi Doganor tha në një deklaratë se lojtarja kishte ftiuar dy medalje të arta olimpike me SHBA, por nuk e bëri të ditur emrin. Agjecia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim të zbatimit të ligit, e identifikoi lojtaren si Brittney Griner, pjesë e Phoenix Mercury në ËNBA.
Griner, 31 vjeç, fitoi medalje të arta m ekipin kombëtar të basketbollit të femrave të SHBA në 2021 dhe 2016.
Kontrolli në aeroport ka ndodhur në muajin shkurt, sipas Shërbimit Doganor, duke shtuar mundësinë që Griner të jetë në paraburgim prej të paktën disa ditësh. /albeu.com