Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po mban një konferencë për shtyp në Moskë me homologun e tij Kirgistan, raporton Sky News.
Ai tha se Rusia është e përgatitur për një raund të tretë të bisedimeve me Ukrainën, duke pretenduar se Kievi “po nxjerr justifikime” për të shtyrë takimin.
“Për momentin, ne nuk kemi marrë ndonjë datë të re. Ne ishim të përgatitur… nga mbrëmja e djeshme për të zhvilluar një raund të tretë”, tha Lavrov.
Ai tha se “optimizmi” që rrethon situatën është zbehur nga deklaratat e bëra nga presidenti ukrainas Volodmyr Zelensky./albeu.com