Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ish-kryeministri Berisha është një lider, por me karakter të mrapshtë.
“Liderët mund të kenë karakter të mbrapshtë si Sali Berisha, është lider, por me karakter të mbrapshtë.”
Të lidhura
None found
I pyetur nga moderatorët Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj se pse nuk bashkëpunon me Berishën, meqë është lider, kreu i socialistëve u përgjigj kështu:
“Faleminderit shumë! Me Saliun, politika është e patejkalueshme. Ndërsa me një forcë si PD, që do të dalë nga zgjedhjet në opozitë, më e pranishme në Kuvend sesa në 2017 sepse prania e LSI në Kuvend do të jetë shumë më e reduktuar, domosodoshmëria për të bashkëpunuar, është një domosodhmëri që vjen nga nevoja e vendit sot, që po del nga një situatë e jashtëzakonshme. Jemi përpara një mundësie të jashtëzakonshme për të transformuar në realitet projekte të jashtëzakonshme. Kërcënimi i vetëm për këto është politika, marrëzia e politikës.”
