Vrau të riun pas sherrit për radhën në market, zbardhet dëshmia e ish-policit që u vetëdorëzua: E qëllova se më zuri paniku, nuk e njihja

Ish polici Arbër Sula i cili vetëdorëzua për vrasjen e Jurgen Dukës pas sherrit të zhvilluar në market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij rreth situatës.

Ai ka theksuar se nuk se njihte viktimën dhe se nuk kishte qëllim ta vriste.

“Viktimën nuk e njihja dhe nuk kisha qëllim për ta vrarë.

Në market u zumë më të dhe djemtë që e shoqëronin dhe kur ata më sulmuan më zuri paniku dhe qëllova.

Jam larguar nga vendlindja dhe këto muaj kam qëndruar në Shqipëri në disa vende.

E kuptova që nuk mund të vazhdoja në arrati sepse edhe familjarët shqetësoheshin nga kontrollet e policisë dhe vendosa të vetëdorëzohem dhe të dorëzoj armën e krimit.”, ka thënë ai./BW


Shtuar 2.03.2022 12:33