I riu Klevis Cani është plagosur me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.
Raportohet se i riu është gjendur në rrugë i mbuluar me gjak dhe është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skëndërbeu, ndërsa mjekët e kanë futur menjëherë në sallën e operacionet pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth ores 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar në krahë shtetasi K. C., banues në Elbasan, i cili është futur në sallën e operacionit.
Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin e ngjarjes.
/albeu.com