Luana Vjollca prej ditësh ka qëndruar në Milano duke marrë pjesë në “Milano Fashion Week”.
Prezantuesja shqiptare ishte e ftuar në disa evente në javën më të famshme të modës.
Gjatë qëndrimit të saj në qytetin italian, Luana ka shpërndarë pamje të ndryshme për 2 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”.
Ajo që ra në sy veç paraqitjes së saj me stil, ishte një video e realizuar gjatë një mbrëmje, ku mes miqsh të tjerë që po argëtoheshin së bashku ishte edhe futbollisti Zlatan Ibrahimovic dhe ylli i “TikTok-ut” Khaby Lame.