Ish-kryeministri Sali Berisha ja replikuar me ministren Elisa Spiropali në seancën e sotme në Kuvend.
Berisha deklaroi se sipas agjencive ligjzbatuese, ka informacione se krimi i organizuar në Shqipëri është i lidhur me zyrtarët e lartë.
“Sipas raportimit të mediave, agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, të Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, rezulton se janë identifikuar lidhje të shumta të krimit të organizuar shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptar, ministra, drejtorë, punonjës policie, prokurorë. Këto të dhëna gjenden aktualisht pranë agjencive të këtyre vendeve”, tha Berisha.
Menjëherë pas kësaj, Spiropali deklaroi se Berisha është hije e së shkuarës teksa e fton që të ikë në shtëpi.
“Që kur është kthuyer në Parlament, kjo hijë e së shkuarës, damkë e Shqipërisë duket sikur edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre. Kujt i thua hajn ti që je shpallur hajn botërisht nga SHBA. Kujt i thua kokë e meduzës ti o i pakallur që pikërisht nga SHBA ke marrë damkën përfundimtare. Ik në shtëpi o Sali, ik në shtëpi, shijo perëndimin e diellit se në moshë të thyer je se nuk ka më agim për ty. Se të dha Shqipëria gjithçka dhe i le vetëm turpin që nuk do të ndahet kurrë”, tha Spiropali.