Viti i krizës 2020, ja kush është sektori me rritjen më të madhe të shitjeve dhe investimeve

Ekonomia e vendit u ndesh me një rënie të paprecedentë gjatë vitit 2020 si rrjedhojë e ndikimit negativ që patën masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Teksa shitjet dhe punësimi ra në të gjithë sektorët, shihet se, ndërtimi ishte një kontribuues i madh si në shitje dhe investime raportoi sot INSTAT, në rezultatet finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve më 2020.

Të lidhura

None found

Sektori me ndikimin më të madh në prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrjeve aktive (7,2%) dhe numrin e të punësuarve (20,0%) është sektori i industrisë përpunuese, ndërsa ndërtimi ka patur ndikim më të madh tek shitjet neto (12,1%) dhe investimet (18,1%).

Në vitin 2020, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2020 është 102.574 duke shënuar një rënie me 1,5 % krahasuar me vitin 2019.

Ndërmarrjet që ushtruan aktivitet tregtar zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve, me 39,2 %. Numri i të punësuarve gjithsej është ulur me 26.867 më 2020 ose 5,1%, krahasuar me 2019.

Prodhuesit e shërbimeve zënë 63,2%, ndërkaq prodhuesit e të mirave zënë 36,8%. Shitjet neto në vitin 2020 arritën vlerën 2.148 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 5,1% ndaj vitit 2019. Shitjet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve për 2020 përbëjnë 67,3% të shitjeve gjithsej.

Investimet u ulën me 19,8 % në vitin 2020 dhe arritën vlerën 194 miliardë lekë, në krahasim me 242 miliardë lekë në 2019. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të investimeve të realizuara duke përbërë 52,4% të investimeve gjithsej për 2020.

Prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me -0,3 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve, -1,0 pikë përqindje në numrin e të punësuarve, -1,7 pikë përqindje në shitjet neto dhe -23,9 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me -1,2 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve, -4,1 pikë përqindje në numrin e të punësuarve, -3,4 pikë përqindje në shitjet neto dhe +4,1 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Sektori i Industrisë nxjerrëse dhe sektori i Shërbimeve të tjera, kanë kontribuar përkatësisht me -1,4 pikë përqindje dhe -1,5 pikë përqindje në rënien prej 5,1% të shitjeve gjithsej.

Ndërsa sektori i ndërtimit ka kontribuar me +0,5 pikë përqindje.

Prodhimi për të punësuar për vitin 2020 është 2.632 mijë lekë nga 2.673 mijë lekë për të punësuar rezultuar në 2019. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (3.789 mijë lekë për të punësuar) në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (1.959 mijë lekë për të punësuar).

Investimet për ndërmarrje janë ulur me 18,6 % në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, duke arritur vlerën 1.890 mijë lekë.

Ndërmarrjet e prodhimit të të mirave ku përfshihen sektorët e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike, gazit, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe ndërtimi, përbëjnë rreth 32,7% të shitjeve neto të realizuara.

Në prodhuesit e shërbimeve operojnë 87,4% e ndërmarrjeve aktive të cilat realizuan 67,3% të shitjeve neto. Në këtë grup ndërmarrjesh, rolin kryesor e luan tregtia (ku përfshihen, tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve). Në tregti operojnë 39,2% e ndërmarrjeve të cilat realizojnë 48,0% të shitjeve neto gjithsej. Sektori i tregtisë kontribuoi me -0,6 pikë përqindje në rënien vjetore prej 5,1 % të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 25,4% të numrit të të punësuarve gjithsej. Në tregti është investuar 20,2% e vlerës gjithsej të investimeve të kryera në të gjithë aktivitetet ekonomike të mbuluara nga vrojtimi.

Në ndërmarrjet ekonomike aktive gjatë vitit 2020, janë punësuar 503.986 persona. Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar kanë 40,9% të numrit gjithsej të të punësuarve, të cilët realizuan 46,2% të shitjeve neto dhe 54,5% të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,3% të ndërmarrjeve aktive. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë 27,6% të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 13,6% të shitjeve neto. Këto ndërmarrje realizuan 6,4% të investimeve edhe pse përbëjnë 85,9% të ndërmarrjeve aktive.

Nga rezultatet vërehet se ndërmarrjet me 50 dhe më shumë të punësuar kanë kontribuar me -3,0 pikë përqindje në ndryshimin vjetor të shitjeve neto gjithsej. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë kontribuar me -0,1 pikë përqindje./Monitor/

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të

Viti i krizës 2020, vetëm ndërtimi me rritjen më të


Shtuar 16.02.2022 21:41