Ditën e sotme Forcat Speciale RENEA kanë bërë një demonstrim të një situate hipotetike pengmarrjeje.
Situatën efektivët e elitës policore shqiptare e zgjidhin sipas përllogaritjeve në vetëm 26 sekonda.
Ky demonstrim u bë gjatë ditës së sotme, pas marrjes së disa pajisjeve dhuratë nga Gjermania.
Pesë operatorët e RENEA-s nisen drejt pengut dhe pengmarrësve me urdhrin e drejtuesit të skuadrës dhe pas eliminimit të keqbërësve arrijnë shpëtimin e pengut.
Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve me vlerë 344 mijë euro ishin kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf./albeu.com/