Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka deklaruar se politikanët tanë, janë hajdutë të trashë.
Sipas Ngjelës, suksesi diplomatik i presidentit amerikan Joe Biden me Rusinë, do të përshpejtojë spastrimin anti-korrupsion në Ballkan.
Ngjela shtoi se politikanët tanë duhet të presin SPAK-un tani, me largimin e Rusisë nga Ukraina.
Postimi i plotë:
I thashë të korruptuarëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: nuk do të pushtohet Ukraina; por do të vritet Putini.
l.
Ja, sot Putin mavria po tërhiqet.
Por më qesharak nuk është Putini, por një komedi e plotë ishte gëzimi i madh i korrupsionit të lartë shqiptar.
Ne qeshnim me ta; se ata e dinë ende Rusinë superfuqi ushtarake që të bën gjëmën. Po paratë për luftë ku i ka – pyesja unë?
l’argent fait la guerre (paraja bën luftën) na ka thënë Napoleon Bonaparti. Epra; ku do t’i gjente paratë Putin ziu!!! Por, korrupsioni i lartë i Tiranës qe gjithë shpresë.
Ushtria ruse, “e mbaroi stërvitjen” tha Moska sot, duke tërhequr trupat nga rrethimi i Ukrainës. Komedi… por vjedhësit tanë janë të mërzitur.
ll.
Dhe tani, mendoj se Putini do të jetë në vështirësinë që ai vetë i krijoi pushtetit të tij. Ai e zhyti Rusinë në fronin e tij; sepse, në dy dekada, krijoi për veten një fron monarkik për shumë arsye. Por historia na ka thënë që: përreth fronit gjëmon gjithmonë rufeja.
E pra; a do t’i gjëmojë rufeja Putinit pas këtij dështimi qesharak?
Të shohim.
Po mërzitja e korrupsionit të lartë shqiptar si do të vijojë? Kjo në fakt është komedi e krijuar nga të temburit e mëdhenj të Shqipërisë. Dhe, frika do të rritet.
Po korrupsioni i lartë shqiptar?
Suksesi i Joe Biden-it me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor.
lll.
Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh.
Sot janë të mërzitur.
Zotërinj; pasi mbaruat pritjen e Rusisë dhe të Serbisë në Shqipëri dhe në Kosovë me gëzim; tani filloni pritjen me ankth të SPAK-ut.
IV.
Po SPAK-u, kur do të godasë sërish në Tiranë?
Gjithçka varet nga politika amerikane. Kurse shqiptarët po presin.
Goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri do të sjellë një vlerë të re për Amerikën në opinionin publik shqiptar. Dhe këtë duhet ta dijë politika amerikane… dhe kuptohet se ajo e di shumë mirë.
Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ishte në përbërësit kryesorë të luftës që kërkonte të hapte Rusia kundër Ukrainës – kjo tani u shfaq botërisht. Dhe kjo është vlerë e rritur për shqiptarët.
Pranda, kuptohet se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me eliminimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, e humbet shpresën edhe Moska edhe Beogradi kundrejt Shqipërisë. Prandaj, kjo kohë historike e kërkon të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri./albeu.com/