Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga presidenti Meta, ku u diskutua mbi situatën në Ukrainë.
Në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm kryeministri Rama, pasi ky i fundit ka udhëtuar drejt SHBA-së për takimin me sekretarin Blinken.
Në vend të kreut të qeverisë ishte zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Të pranishëm ishin po ashtu Shefi i Stabit, Bajram Begaj, Shefi i SHISH, Helindon Bendo, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i Policisë Gledis Nano.