Ministria e Shëndetësisë: Vaksinimi siguron më shumë imunitet sesa të infektoheni dhe të sëmureni

Ministria e Shëndetësisë javën e ka nisur me një mesazh në Facebook, ku rithekson se vaksina është arma më e fuqishme kundër Covid-19, pasi parandalon format më të rënda të sëmundjes.

Gjithashtu i ka dhënë përgjigje një dileme se cila është më e sigurt për të fituar imunitet, vaksinimi apo infektimi dhe sëmurja.

“Vaksina ndaj Covid-19 është mënyrë më e sigurt për të fituar imunitet, sesa të infektoheni dhe të sëmureni”, shkruan Ministria në mesazhin e saj./albeu.com

 

 


Shtuar 14.02.2022 10:23