Ngjela zbulon çfarë e “fundosi” Tahirin dhe paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare

Avokat Spartak Ngjela shprehet i bindur se ndryshimet Kushtetutës të vitit 2016 kanë bërë që pushtetarët dhe njerëzit e togave të zeza të jenë të frikësuar përpara hetimeve për korrupsion.

I ftuar në emisionin ‘Breaking’, Ngjela komentoi dhe vendimin më të fundit të ndëshkimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke deklaruar se gjykata vetëm i ka hequr benefitet, pra i hoqi lënien në shërbimin e provës, duke e dërguar atë në burg.

“Pritej që do të dënohej, nuk pati një gjë të madhe, ai ishte i dënuar me kusht. Këta ia hoqën kushtin. Ai dënuar 3,4 vjet, por ia kishin dhënë me kusht, shërbimi i provës, se po të bënte edhe një vepër tjetër i shtohet edhe një dënim tjetër. Nuk shtuan dhe as e prekën dënimin. Nuk mund ta ndryshonin dënimin sepse ankimin e kishte bërë ish-ministri. Është prekur dënimi plotësues, benefiti është dënimi me kusht. Pra janë benefitet që jep vepra penale e këtë ta heq ndërkohë dhe nuk ka lidhje me dënimin. Si me kusht, si në arrest shtëpie ta zëmë, si shërbim prove në anale do të jetë i dënuar. Ai është kusht se si vuan dënimin, jo se ia hoqën. Fakti që ia hoqën u detyrua të shkonte në burg”, theksoi Ngjela.


Shtuar 11.02.2022 14:16