Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Korçë – Pogradec. Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte në anën tjetër të rrugës. Burime bëjnë me dije se viktima e aksidentit ishte rreth 60 vjeç, i identifikuar si Petraq Përmeti.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 10.02.2022, rreth orës 18:20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin S. K., rreth 25 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, ka aksidentuar këmbësorin P. P., rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com