Me Pirlon apo jo në stol, te Juventusi do të ketë ndryshime të mëdha në verë pasi shumë lojtarë nuk janë shfaqur në lartësinë e emrit të skuadrës. Mesfusha do të pësojë shumë ndryshime dhe do të vijnë lojtarë që janë gati dhe e njohin Serinë A, siç janë Calhanoglu e Locatelli (objektivat e verës) ndërsa vendin do t’ua lirojnë dy futbollistë që erdhën 2 vite më pare dhe nuk shkëlqyen asnjëherë.
Bëhet fjalë për Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, të dy goditje me parameter zero nga Juventusi dy sezonet e kaluara, me të parin që më shumë ka shfaqur probleme fizike sesa ka luajtur ndërsa francezi ka luajtur dhe nuk ka dhënë atë që pritej.
Për të dy këta lojtarë ka skuadra që janë të interesuar që gjithsesi nuk do të jetë e lehtë për t’i shitur pasi ka një problem të madh me pagat e tyre. Duke hequr mënjanë edhe ligjet fiskale që favorizojnë skuadrat në Itali, sërish ata paguhen shumë nga Juventusi dhe janë problem që të zhvendosen në ekipe të tjera si psh në Angli ku zor të gjesh më shumë se 2 skuadra që përballojnë paga prej 7 mln Euro neto saç përfitojnë ata me bardhezinjtë.
Për Paratici dhe Nedved nuk do të jetë një verë e lehtë pasi deri në mbylljen e këtij sezoni ata duhet të sigurojnë 100 mln Euro plusvalencë nga shitjet e lojtarëve ndaj dhe Rabiot me Ramsey mund të përdoren për t’u shkëmbyer me lojtarë të tjerë