Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është kundër zgjatjes së afatit për komisionin e Vettingut.
Ai shkruan në Facebook se vetë nuk do të ketë prezentë në seancën plenare ku do të diskutohet dhe votohet, dhe u thotë deputetëve se kush voton pro, I shërben kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Palokës:
Ne pamundesi per te qene neser prezent ne seancen parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qendrimin tim “KUNDER “!
Kush voton per ti zgjatur jeten nje komisioni te perbere nga familjare te afert te qeveritareve, i cili ne te gjithe aktivitetin e tij ka marre vendime politike , duke kthyer ne farse reformen ne drejtesi, eshte thjeshte sherbetor i Rames ne kapjen e plote te drejtesise ! Deputetet qe jane ne ate Parlament me voten e demokrateve , nuk mund te behen pjese e nje procesi te tille.
Neser do te jemi perpara nje fakti tjeter qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vertete dhe kush eshte kthyer ne bishtin e Rames me zi se “opozita e kerperates dhe jenisherit””./albeu.com