BDI: Rritja e dyfishtë e pagës minimale, rruga e duhur për standard më të lartë jetësor

Në një komunikatë të lëshuar nga ana e Bashkimit për Integrim thuhet se Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet marrëveshjen e arritur mes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut dhe punëdhënësve për rritjen e pagës minimale nga 15 140 denarë në 18 000 denarë që do të përfshijë rreth 80 000 punëtorë nga sektorë të ndryshme në tregun e punës të vendit tonë.

Vlerësojmë se miratimi i kësaj mase ekonomike që do të fillojë zbatimin e saj në fillim të muajit Prill, është kundërpërgjigja adekuate për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve në kohë të krizës globale ekonomike dhe inkurajojmë vazhdimin e kësaj rruge të avancimit të standardit ekonomik përmes rritjes së mëtejshme të pagave.

Të lidhura

None found

Rikujtojmë se nga viti 2014 kur paga minimale ishte vetëm 8.800 denarë, si rezultat i politikave të qeverisjes së mirë sot ajo shënon rritje të dyfishtë duke e bërë kështu vendin tonë prijës në mesin e vendeve të Europës me lartësinë e pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare.

Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjitha kapacitetet e saj kadrovike mbetet plotësisht e angazhuar për implementimin e masave të zhvillimit ekonomik, për thellimin e bashkëpunimit me sindikatat e vendit në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, si dhe me punëdhënësit për stimulimin e produktivitetit dhe në përkrahje të suksesit të tyre./KlanMacedonia/


Shtuar 9.02.2022 16:17