Gjykata e la në burg pasi vrau gruan, dëshmia e autorit: Më bëri gjilpërë në gjumë, donte të më vriste

Kujtojmë se ngjarja e rëndë nodhi një ditë më parë në fshatin “Sheq i Madh”. 56-vjeçari pasi vrau gruan iku për të ngrënë drekë në një mensë dhe kur u kthye në shtëpi ka marrë në telefon vëllain e tij polic duke i thënë se gruaja është vetëvrarë. Vëllai i tij ka njoftuar sallën operative njësoj siç i kishte thënë i vëllai, se kunata ka bërë vetëvrasje.

Pas hetimeve rezultoi se 50-vjeçarja ishte vrarë dhe autor ishte bashkëshorti i saj Petrit Manaj. Ky i fundit e ka pranuar krimin.

Avokati është shprehur se Mamaj e ka pranuar vrasjen dhe se gjatë gjithë seancës ka qenë i tronditur.

“Tani mbaroi masa e sigurimit për të ndalurin Petrit Mamaj. Reagimi i tij në sallën e gjykimit, ishte i tronditur, por e pranoi krimin që kishte kryer. Përshkroi krimin që ndodhi në orën 06:00. Ishin acaruar situata. Ai pretendonte se bashkëshortja me një njeriun e vetë i kishin bërë një gjilpërë në gjumë. Këtë motiv e sqaroi edhe vetë në seancë. Kërkesa e prokurorit ishte e ligjshme. Ky krim ka indinjuar të gjitha familjen. Ai është dhe fqinja ime. Kanë pasur divergjenca gjatë një periudhe të caktuar, por jo në këto përmasa. Ishte i paekuilibruar. Me të nuk flitej dhe as dëgjohej. Ai ishte i përgjegjshme. E kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë gjatë kësaj kohe. Ai kishte shkuar rreth orës 6 në mëngjes dhe i kishte thënë se’ ‘pse ma keni bërë gjilpërën”. Gjatë kësaj kohe kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur dhe e kishte lënë të vrarë. Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes dhe më pas kishte shkuar te i vëllai dhe i kishte thënë; ka vrarë veten. Pasi kishin bërë ekzaminim mjeku ligjor, ai kishte pohuar se kishte kryer vrasjen, për motivet që sqarova.”, tha avokati./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 16:06