Zgjedhjet në Shkodër, Berisha: Fitojmë ne me Bardh Spahinë, Basha do mbahet mend për matematikën

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke folur në ABC për zgjedhjet e pjesshme lokale dhe për kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Berisha tha se i vjen keq që emra të caktuar kandidatësh dalin krah Bashës, pasi sipas tij ky i fundit del humbës.

Ndërkohë nga Partia Demokratike u përzgjodh Xhemal Bushati si kandidat potencial për Bashkinë e Dibrës. Emri i tij do të marrë aprovimin e Kryesisë, e cila sapo është mbledhur, për t’u zyrtarizuar.

“Mendoj që ajo që më vjen keq dhe shumë, që këta zotërinj pranojnë të jenë kandidatët të Lul Bravës dhe të mos i nënshtrohen primareve, votës së lirë të antarësisë së PD. Pranojnë të jenë kandidat të atij që do mbahet mend për politikën dhe matematikën që delegatët. Pranojnë të bëhen instrumente në duar e një njeriu që kurrë më parë, hodhi gaz helmues ndaj atyre që e kishin votuar”, tha Berisha.

I pyetur nëse Bushati do të fitojë kundër Bardh Spahisë në Shkodër, Berisha e ka mohuar kategorikisht këtë. Sipas Berishës shkodranët nuk do të gabojnë në këto zgjedhje dhe do votojnë Bardh Saphinë.

“Bardh Spahia do fitojë. Janë të gjithë të dhënat që do votohet Bardh Spahia”, tha Berisha./albeu.com/


Shtuar 3.02.2022 21:24