Tani në orën 10:00 nis seanca plenare e Kuvendit, dhe para godinës janë mbledhur banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit. Ata po protestojnë kundër shembës së banesave të tyre, të cilat do të “rrafshohen” për t’i hapur rrugë projekteve të rindërtimit.
Banorët me pankarta në duar kërkojnë mbështetjen e deputetëve të zonës dhe të kryeministrit në lidhje me shqetësimin e tyre.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama të kërkojë transparencë për projektin që po zbatohet aty, pasi banesat e tyre janë ndërtuar me djersë.
Një banor ka thënë para mediave se bashkia e Tiranës po i vjedh haptazi pa asnjë akt marrëveshje./albeu.com