Morën 10 mijë euro dhe liruan Alfred Mikelin, GJKKO lë në burg deri në përfundim të hetimeve dy efektivët e Durrësit

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve dy efektivët e Durrësit, Gëzim Lluka dhe Viktor Buca.

Referuar hetimeve të SPAK dy efektivët e policisë Durrës, arritën me sukses të gjenin Alfred Mikelin, person i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg.

Ata e kapën dhe e morën në makinën e policisë sipas procedurës. Por gjatë shoqërimit të tij për në komisariat, Mikeli duket se i ka korruptuar policët duke u ofruar ryshfet. Sipas dosjes ai u ka ofruar efektivëve 10 mijë euro që ta linin të lirë.


Shtuar 2.02.2022 15:20