Milan po mendon për zëvendësuesin e Ibrahimovic

Drejtuesit e Milan-it janë duke parë përreth për një zëvendësues të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic.

Mosha e sulmuesit suedez nuk premton dhe Milan është duke analizuar për një sulmues më të freskët dhe me pontencial. Ibra është duke hasur disa dëmtime këto kohët e fundit, një shenjë e hapur për drejtuesin e klubit për ta zëvendësuar atë.

“Tuttosport” raporton se Milan po interesohet për tre sulmues qendror. Bëhet fjalë për Belottin e Torinos, Isak të Real Sociedad dhe Jonathan David të Lille.

Belotti nuk është një emër i ri në listën e dëshirave të Milan-it, por drejtuesit kanë kohë të vendosin deri në merkaton e verës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.02.2022 15:20