Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 34-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit në rrugën “Niko Acrami”.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi R.Ç, mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 02.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com