Dal Pino jep dorëheqjen nga drejtuesi i Seria A

Paolo Dal Pino ka dhënë dorëheqjen nga drejtuesi i Lega Calcio Seria A

Ai ka konfirmuar se është transferuar në Kaliforni dhe për këtë arsye duhet të largohet nga posti i Presidentit të Lega Seria A.

Dal Pino ishte emëruar President i Lega Serie A në janar të vitit 2020, vetëm pak muaj para fillimit të pandemisë COVID-19.

Ai tashmë është larguar nga posti i tij, duke e bërë të ditur vendimin e tij me një letër zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të Lega Calcio.

“Në janar, Kalifornia u bë thelbi i jetës sime profesionale dhe private, kështu që nuk mund të vazhdoj me rolin tim si President i Lega Seria A”, ka shkruar Dal Pino.

“Ka qenë nder të jem një drejtues dhe ju falënderoj të gjithëve për këto dy vite së bashku. Që në fillim të mandatit tim, jam përpjekur të trajtoj çështjet kritike të qeverisjes dhe inovacionit të Seria A, duke vazhduar krijimin e një kompanie mediatike dhe hyrjen e fondeve të kapitalit privat”, ka shtuar ai./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 1.02.2022 18:05