Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi flasin për herë të parë për sherret mes tyre: Më acaronte (VIDEO)

Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi ishin të ftuar mbremjen e djeshme në “Ëndërrtjerrësit” ku kanë  kujtuar fillimet e karrierës. Ata kanë prezantuar së bashku emisionin e parë “Top Select” që në vitin 2002.

Teksa kujtonin momentet gazmore të tyre, Arbana rrëfeu edhe keqkuptimet dhe konfliktet e shumta që ata kishin në prapaskenë apo edhe gjatë prezantimit që vinin si pasojë e batutave të shumta të Ermalit që mesa duket e acaronin moderatoren.

“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë”- tha ajo mes të qeshurash.

Po ashtu, Arbana ka komentuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të karrierës së saj.

“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, ka thënë ajo.


Shtuar 31.01.2022 08:51