Kush janë katër personat që Mbretëresha Elizabeth nuk ka mundur t’i kontrollojë

Sipas ekspertëve mbretërorë, Elizabeta II, e cila prej vitesh është në fron dhe është një sundimtare me përvojë, nuk mundi të menaxhonte ashtu siç donte rrethin e saj më të ngushtë, përkatësisht familjen.

Zhgënjimet më të mëdha gjatë jetës së Mbretëreshës Elizabeth II ishin për shkak të fëmijëve të saj.

Sipas ekspertit mbretëror Ed Owens, kjo ndodh sepse fëmijët e mbretëreshës Elizabeth II dhe bashkëshortit të saj, Princit Philip, i cili vdiq vitin e kaluar, nuk jetojnë në kuadrin e “idealeve të larta” të familjes.

Ed Owens, në vlerësimin e tij, shpjegoi se mbretërimi i Mbretëreshës mund të përkufizohet përmes dy temave kryesore: “Detyra dhe përkushtimi ndaj familjes”.

Owen shpjegon se Mbretëresha Elizabeth II e zhvilloi imazhin e saj publik përmes “përkushtimit ndaj detyrës dhe familjes”.

Sipas tij, këto dy koncepte ishin efektive për të fituar mbështetjen e publikut për Elizabetën.

Megjithatë, ai nënvizoi gjithashtu se ky element bazë me të cilin Mbretëresha formësoi jetën e saj nuk është zbatuar gjithmonë nga fëmijët e saj.

Ed Owens është shprehur:

“Jo të gjithë fëmijët e saj kanë qenë në gjendje të arrijnë këto ideale që përcaktojnë stilin e saj të menaxhimit. Kjo ka shkaktuar një sërë problemesh gjatë tre dekadave të fundit.”

Owens vuri në dukje se dështimi i tre prej katër fëmijëve të Mbretëreshës për shkak të martesave të dështuara, veçanërisht vdekja e Princeshës Diana në 1997, ishin momentet më të këqija të mbretërimit të saj 70-vjeçar.

Princesha Anne vajza e vetme e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, u divorcuan nga Mark Philips në 1992, me të cilin u martua në 1973.

Ajo u martua me Timothy Laurence po atë vit.

Martesa e profilit të lartë të Princit Charles dhe Princeshës Diana, e cila nisi si një “përrallë”, përfundoi me një divorc në vitin 1996, përsëri para gjithë botës.

Një vit më vonë, Diana u nda nga jeta me të dashurin e saj Dodi El Fayed, me misterin ende të pazbardhur.

Mbretëresha Elizabeth pësoi zhgënjim të madh dhe nga martesa e djalit të saj të mesëm, Princit Andrew me Sarah Ferguson, martesë e cila përfundoi në vitin 1996, për të mos përmendur problemet që Andrew i ka shkaktuar familjes së fundmi, i cili do të ndiqet penalisht për akuza për ngacmim seksual.

Problemi i vetëm i Mbretëreshës nuk janë fëmijët e saj.

Edhe nipi i saj Harry krijoi momente tronditëse pasi u martua me Meghan Markle, të cilët përfundimisht u vendosën në SHBA dhe të mos harrojmë akuza e Harry-t ndaj familjes së tij, duke përfshirë dhe racizmin.

Fëmija i vetëm i Mbretëreshës me një martesë të lumtur është djali i saj më i vogël, Princi Eduard.

Martesa e Princit dhe Sophie Helen Rhys-Jones, e cila filloi në vitin 1999, vazhdon në harmoni me dy fëmijë.

Shumë supozojnë se Sophie është nusja e preferuar e Mbretëreshës.


Shtuar 29.01.2022 11:22